Guteresh e përshëndeti miratimin e planit të Trampit për Gazën në Këshillin e Sigurimit të KB-së
- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, sot e përshëndeti miratimin e rezolutës për Gazën në Këshillin e Sigurimit të KB-së, me të cilën mbështetet plani i presidentit amerikan Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës në enklavën palestineze, duke treguar se ai është një hap i rëndësishëm në zbatimin e mëtejshëm të planit paqësor.
Nju-Jork, 18 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, sot e përshëndeti miratimin e rezolutës për Gazën në Këshillin e Sigurimit të KB-së, me të cilën mbështetet plani i presidentit amerikan Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës në enklavën palestineze, duke treguar se ai është një hap i rëndësishëm në zbatimin e mëtejshëm të planit paqësor.
"Tani është e domosdoshme që momenti diplomatik të përkthehet në hapa konkret dhe urgjentisht të nevojshëm në terren", citoi Guteresh dhe theksoi se KB është përkushtuar në rritjen e dërgesave të ndihmës humanitare për Rripin e Gazës.
Ai theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet progresi drejt fazës së dytë të planit të Trampit për Rripin e Gazës, që çon, siç theksoi, drejt një procesi politik për arritjen e zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve.
Këshilli i Sigurimit të KB-së miratoi një rezolutë, të përbërë nga SHBA, me të cilën mbështetet plani i Trampit për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe autorizon vendosjen e forcave ndërkombëtare të stabilizimit në enklavën palestineze.
Miratimin e rezolutës për Gazën në Këshillin e Sigurimit të KB-së e përshëndeti edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, duke theksuar se plani paqësor i Trampit do të ndihmojë për t'i dhënë fund pushtetit të Hamasit.
Hamasi e hodhi poshtë rezolutën duke theksuar se nuk i plotëson të drejtat dhe kërkesat e palestinezëve, si dhe se kërkon të imponojë "kujdestari ndërkombëtare mbi enklavën", gjë që kundërshtohet si nga palestinezët ashtu edhe nga fraksionet e rezistencës së armatosur palestineze. sa/
Foto: MIA arkivi