• понеделник, 27 јануари 2025

Guardiola: Ndeshjet kundër Çellsit dhe Brizhit janë si finale për ne

Guardiola: Ndeshjet kundër Çellsit dhe Brizhit janë si finale për ne

Mançester, 24 janar 2025 (MIA) - Tre përforcimet e reja të Mançester Sitit - Omar Marmush, Vitor Reish dhe Abdukodir Husanov janë në grupin për duelin vendor me Çellsin, kumtoi menaxheri i "qytetarëve", Pep Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Ky është lajm i mirë për trajnerin spanjoll të kampionit anglez, i cili nuk do të mund të mbështetet tek sulmuesi anësor Xheremi Doku dhe lojtari mbrojtës Ruben Diash, të cilët janë të lënduar.

"Vitor është lojtar i ri me potencial të madh, por i nevojitet kohë. Nëse është me ne në grupin për ndeshjen, atëherë ka gjasa të jetë starter. Husanov tashmë ka përvojë në kampionatin francez, ku duhej të përballej me lojtarë të fuqishëm dhe të shpejtë. Megjithatë, ai nuk flet mirë anglisht dhe komunikimi me të është diçka për të cilën duhet të punojmë. Mendoj se Marmush shpejtë do të përshtatet në ekip. Megjithatë, që të tre do të na bëjnë më të fuqishëm dhe do të jetë baza e ekipit për vite të tëra", tha Guardiola.

Mançester Siti mbetet prapa liderit në ligë, Liverpullit për 12 pikë, i cili e ka edhe një ndeshje më pak.

Guardiola nuk mendon se "qytetarët" kanë gjasa për titull, por është i sigurt se ekipi do të luftojë për vend në top-4-shen.

"Ndeshja të shtunën është shumë e rëndësishme. Ende jemi shumë afër kreut, edhe përkundër problemeve të mëdha që i aptëm. Kështu që kjo javë është shumë, shumë e rëndësishme. Dy ndeshjet e ardhshme (me Çellsin në PL dhe Brizhin në Ligën e kampionëve janë si finale për ne", theksoi Guardiola. ab/

Foto: Arkivi

Остани поврзан