• среда, 29 јануари 2025

Nejmari i thotë “po” kthimit në atdhe

Nejmari i thotë “po” kthimit në atdhe

Santos, 27 janar 2025 (MIA) - Duket se ditët e yllit brazilian Nejmar në Al-Hilal janë të numëruara dhe prej kohësh po flitet për rikthim në Brazil, përkatësisht në klubin e Santosit. Futbollisti kinse ka rënë dakord për këtë transferim, por dy klubet duhet të arrijnë marrëveshje.

Nejmar thuhet se i ka thënë "po" përfundimisht klubit me të cilin u rrit. Nuk është sekret se dëshira e tij prej disa kohësh ka qenë kthimi në vendlindje dhe tashmë duket se ky rikthim do të ndodhë.

Tani vjen ndoshta pjesa më e vështirë e punës. Dhe kjo është të bëhet marrëveshje për të ndërprerë kontratën me Al-Hilalin. Lajmet e mëparshme tregonin se braziliani nuk është i gatshëm të ndahet nga paratë që fiton atje. Për më tepër, ai kërkon pagesën e plotë të kontratës së tij edhe pse ka luajtur vetëm dy ndeshje për Al-Hilalin.

Pritet që gjërat të përshpejtohen në ditët në vazhdim, pasi në interesin e të tre palëve është që kjo sagë të përfundojë me sukses. Al-Hilali për ta lehtësuar buxhetin, Nejmari të shkojë diku për të filluar të kthehet në formë në mënyrë që të ketë shansin për të përmbushur ëndrrën e tij për ta çuar Brazilin në Kupën e Botës vitin e ardhshëm, ndërsa Santosi për të marrë një përforcim të madh sa më shpejt të jetë e mundur.

Foto: arkivi

Тагови

Остани поврзан