Grushko: Rusia nuk do të bëjë kompromise rreth NATO-s në Ukrainë
- Ministri i Punëve të Jashtme ruse, Aleksandr Grushko, sot deklaroi se Rusia nuk do të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për dislokimin e kontingjenteve të NATO-s, armëve sulmuese ose anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Veriatlantike.
Moskë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme ruse, Aleksandar Grushko, sot deklaroi se Rusia nuk do të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për dislokimin e kontingjenteve të NATO-s, armëve sulmuese ose anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Veriatlantike.
"Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, si dhe dislokimi i kontingjenteve ushtarake dhe i armëve sulmuese në territorin e saj është absolutisht i papranueshëm për ne", deklaroi Grushko për Sputnik, duke shtuar se qëndrimi i Moskës është mirë i njohur dhe është shprehur shumë herë më parë.
Ai theksoi se Rusia është e gatshme të vendosë garanci sigurie me obligim ligjor me vendet e NATO-s, por vetëm në bazë reciproke.
Grushko theksoi se Moska kishte propozuar të tilla marrëveshje ndaj Uashingtonit dhe NATO-s në fund të vitit 2021 dhe se ato ishin refuzuar atëherë.
Zëvendësministri e kritikoi NATO-n për atë që e quajti politikë konfrontuese dhe "zgjerim të pafund" të Aleancës, duke vlerësuar se aktualisht nuk ka shenja që blloku ka ndërmend të rishikojë qëndrimin e tij ndaj Rusisë ose të angazhohet në dialog për sigurinë rajonale mbi bazën e parimeve të sigurisë së ndërsjellë.
"Nëse NATO është i gatshëm për një hap të tillë, ata e dinë se ku të na gjejnë", shtoi Grushko, duke kujtuar se Moska nuk e ka refuzuar kurrë dialogun, ndërsa kanalet e komunikimit me Aleancën janë të ngrira që nga viti 2014. qa/
Foto: Arkivi