• петок, 05 декември 2025

Grosi: ANEB është ndërmjetësues i vazhdueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për çështje bërthamore

Grosi: ANEB është ndërmjetësues i vazhdueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për çështje bërthamore

Vjenë, 4 nëntor 2025 (MIA) - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) vazhdon të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës rreth centraleve bërthamore, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i ANEB-së, Rafael Grosi.

Ai theksoi se ka interes të rritur për energjinë bërthamore në botë, por se investimet dhe projektet e reja duhet të jenë në pajtim me rregullat dhe masat për mospërhapjen e armës bërthamore.

Javën e kaluar, Grosi deklaroi se sulmi rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës ka dëmtuar trafostacionet elektrike, të cilat janë kyçe për ruajtjen e sigurisë bërthamore në vend, ndërsa dy centrale bërthamore mbetën pa linja të jashtme të energjisë elektrike.

"Kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore mbeten shumë reale dhe të vazhdueshme. Unë përsëris thirrjen time për përmbajtshmëri maksimale ushtarake në afërsi të objekteve bërthamore dhe respekt të plotë për shtatë parimet themelore të sigurisë dhe mbrojtjes bërthamore", tha Grosi në atë kohë.

ANEB gjithashtu njoftoi se në vijim janë përpjekje në centralin bërthamor Zaporizhje për të riparuar linjën e dëmtuar Feroplavna-1 dhe se janë zbuluar dëme shtesë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан