• четврток, 25 декември 2025

Grosi: ANEB aktualisht nuk ka përfaqësues të përhershëm në Iran

Grosi: ANEB aktualisht nuk ka përfaqësues të përhershëm në Iran

Moskë, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) aktualisht nuk ka inpektor të përhershëm në Iran, por kjo nuk do të thotë se ANEB po tërhiqet nga ky vend, deklaroi sot drejtori i ANEB-it, Rafaele Grosi. 

"Vetëm vëllimi i aktiviteteve inspektuese është zvogëluar. U them inspektorëve kur duhet të kryejnë një mision të caktuar, pas së cilës ata kthehen. Më parë, intensiteti i punës ishte i tillë që vazhdimisht shihje katër, pesë ose dhjetë punonjës në ANEB duke lëvizut nga një lokacion në tjetrin. Tani situata është ndryshe", tha Grosi në intervistën për mediat ruse. 

Më 20 nëntor, Bordi i guvernatorëve të ANEB-it miratoi rezolutën me të cilën kërkohet që Irani urgjentisht ta lajmërojë agjencinë rreth statusit të rezervave të saj të uraniumit të pasuruar dhe impiantet bërthamore të bombarduara. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vienë, Reza Naxhafi, deklaroi se Teherani e konsideron rezolutën e ANEB-it për jokonstruktive dhe të politizuar. qa/

Foto: Akrivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан