Grevë ndërkombëtare në Itali: Të prekura hekurudhat, transporti, arsimi dhe shëndetësia
- Në Itali sot mbahet një grevë kombëtare 24-orëshe e organizuar nga organizatat kryesuese sindikale në vend, njoftojnë mediat italiane. Greva shoqërohet me demonstrata në shumë vende dhe arsyeja kryesore janë masat e parashikuara në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.
Romë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Në Itali sot mbahet një grevë kombëtare 24-orëshe e organizuar nga organizatat kryesuese sindikale në vend, njoftojnë mediat italiane. Greva shoqërohet me demonstrata në shumë vende dhe arsyeja kryesore janë masat e parashikuara në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.
Grevistët kërkojnë më shumë investime në arsim, shëndetësi dhe transport, një ulje drastike të shpenzimeve për mbrojtjen, pagë të denjë për punën, indeksim të pensioneve sipas inflacionit, si dhe një ligj për mëditje minimale, shkruan "Mesaxhero".
Organizatorët, gjithashtu, bëjnë thirrje për t'i dhënë fund mbështetjes ushtarake për Izraelin dhe shprehin solidaritet me popullin palestinez. Greva gjithashtu është e synuar kundër pabarazive në pagesën e burrave dhe grave, si dhe kundër privatizimit të kompanive energjetike, të postës dhe telekomunikacionit, transportit publik, mbrojtjes së mjedisit jetësor, shëndetësisë dhe sistemit arsimor.
Greva ka pasoja serioze për transportin dhe shërbimet publike:
Greva filloi mbrëmë në orën 21:00 sipas orës lokale dhe do të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Pavarësisht kësaj, ligji garanton funksionimin e linjave të caktuara ndërrajonale në zona të caktuara kohore.
Kjo është një nga disa greva kombëtare që kanë ndodhur në Itali që nga fillimi i vjeshtës, ndërsa greva e ardhshme është planifikuar për 12 dhjetor. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s