Greqia po përgatitet për motin e keq "Adel", ndërsa në disa pjesë të vendit ende po bëhet vlerësimi i dëmeve nga vala e mëparshme
- Pjesa perëndimore dhe veriperëndimore e Greqisë, Epiri, Ishujt e Jonit, pritet përsëri të goditen nga moti i keq, ndërsa ende po numërojnë dëmet nga ai i mëparshmi në fund të javës së kaluar, ndërsa vala e re nën emrin "Adel" në ditët e ardhshme pritet ta godas gjithë vendin, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 26 nëntor 2025 (MIA) - Pjesa perëndimore dhe veriperëndimore e Greqisë, Epiri, Ishujt e Jonit, pritet përsëri të goditen nga moti i keq, ndërsa ende po numërojnë dëmet nga ai i mëparshmi në fund të javës së kaluar, ndërsa vala e re nën emrin "Adel" në ditët e ardhshme pritet ta godas gjithë vendin, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas mediave greke, në ishullin e Korfuzit, për shkak të valës së re, shkollat janë mbyllur si masë paraprake, ndërsa në pjesët malore në Epir dhe në rrethinën e Janinës, ende nuk janë sanuar dëmet nga vala e mëparshme.
Në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë dje u mbajt një mbledhje e Komisionit për vlerësimin e rreziqeve për shkak të motit të keq të paralajmëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të mbahet një tjetër mbledhje.
Vala e mëparshme me reshje të dendura shiu nga e enjta deri të shtunën e goditi Greqinë perëndimore, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash, dëme nëpër shtëpi dhe infrastrukturë, ndërsa më e goditura ishte ishulli Korfuz. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s