• петок, 05 декември 2025

Gjykata Themelore - Koçan e refuzoi ankesën për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it

Gjykata Themelore - Koçan e refuzoi ankesën për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it

Koçan, 24 nëntor 2025 (MIA) – Gjykata Themelore – Koçan e refuzoi ankesën e Prokurorisë me kërkesë për ndryshim të arrestit shtëpiak me paraburgim efektiv me burg për dy inspektorët nga DAP, D.P. dhe D.D., përderisa për nëntë të dyshuarit e tjerë janë përcaktuar masa kujdesi. Ky vendim i Gjykatës Themelore të Koçanit është publikuar sot në ueb-faqen e tyre. 

Këshilli sipas nenit 25, paragrafi 5 i LKP, në kuadër të Gjykatës Themelore Koçan, duke vepruar sipas ankesave të paraqitura nga Prokuroria Publike e Koçanit kundër vendimeve të Gjykatësit të procedurës paraprake me të cilat dy të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, i hodhi poshtë ankesat e paraqitura nga PTHP Koçanit kundër tyre dhe i konfirmoi vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake, thuhet në kumtesën e publikuar.

Inspektorët dyshohet se kanë marrë ryshfet dhe i kanë dhënë informacione djalit të pronarit të diskotekës “Puls” për kontrolle të paparalajmëruara. fc/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан