• петок, 05 декември 2025

Gjykata më e lartë franceze konfirmon dënimin e Sarkozit për shpenzime të tepërta në fushatë

Gjykata më e lartë franceze konfirmon dënimin e Sarkozit për shpenzime të tepërta në fushatë

Paris, 26 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata më e lartë e apelit në Francë, Gjykata e Kasacionit, sot e konfirmoi dënimin për financim të paligjshëm të fushatës ndaj ish presidentit Nikolas Sarkozit. 

Gjykata e Kasacionit në Paris vendosi se gjykata më e ulët kishte vepruar drejt duke e dënuar atë për financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012. Ai tani do të kryejë një dënim gjashtë mujor me burg, me siguri me byzylik elektronik, raporton Le Monde.

Sarkozi, i cili ishte president në një mandat nga viti 2007 deri në vitin 2012, po përballet me një sërë sfidash ligjore pasi la funksionin. Ngjarja që u shqyrtua sot u fokusua në akuzat se partia e djathtë e Sarkozit kishte bashkëpunuar me firmën e marrëdhënieve me publikun, Bigmalion, për të fshehur koston reale të përpjekjes së tij për rizgjedhje në vitin 2012. Prokurorët thanë se Sarkozi shpenzoi gati 43 milionë euro për fushatën e tij në 2012, pothuajse dyfishin e shumës së lejuar prej 22,5 milionë eurosh.

Sarkozi mohoi "çdo përgjegjësi penale" në këtë rast, duke e gjykuar akuzën si "gënjeshtër". Gjykata e apelit më e ulët në shkurt të vitit të kaluar e konfirmoi vendimin ndaj tij, por ai apeloi përsëri në Gjykatën e Kasacionit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан