• петок, 05 декември 2025

Gjykata kushtetuese do ta mbajë mbledhjen e 26-të

Gjykata kushtetuese do ta mbajë mbledhjen e 26-të

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë mbledhjen e 26-të, në rend dite të së cilës janë tetë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtje të lirive dhetë drejtave.

Gjykatësit kushtetues, siç është paralajmëruar, duhet të diskutojnë rreth nismës me të cilën janë kontestuar Neni 6 paragrafi 2, neni 37 paragrafi 2, neni 111 paragrafet 4 dhe 5, neni 123 paragrafi 1, neni 138 paragrafi 3 dhe neni 139 paragrafi 2, të gjithë në pjesën "të shkruar në gjuhën maqedone dhe alfabetin cirilik, si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve në territorin e RMV-së dhe alfabetin e saj, që nuk e përjashton mundësinë nga përdorimi i njëkohshëm edhe i gjuhëve të tjera, si dhe të shenjave apo piktograme që janë lehtë të kuptueshme për konsumatorin" nga Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve.

Parashtruesit në nismë theksojnë se me Amandamentin kushtetues V krahas gjuhës maqedone është paraparë "gjuha tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve është gjithashtu gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen" dhe konsideron se kjo referohet si obligim i shtetit dhe institucioneve, por jp edhe personave privatë.

Gjykatësit kushtetues do të diskutojnë edhe rreth nismës me të cilën është kontestuar Neni 59 dhe pjesa "jo" nga neni 63 paragrafi 3 nga Ligji për kundërvajtjet.

Parashtruesi i nismës pohon se me fjalën kontestuese "jo" ekziston mundësia që organi individualisht ta ndryshojë kualifikimin juridik të kundërvajtjes që është dhënë, si në kërkesën për inicim të procedurës kundërvajtëse, që mund të çojë drejt paqartësisë gjatë vendosjes së gjendjes së re të ndryshme nga ajo që e ka dhënë si propozim parashtruesi i kërkesës për inicim të procedurës kundërvajtëse.

Në rend dite është edhe nisma për vlerësim të Nenit 4 paragrafi 7 në pjesën "shfrytëzuesi buxhetor nga linja e parë" dhe neni 7 paragrafi 3 në pjesët "linja e dytë shfrytëzues buxhetorë" dhe "shfrytëzuesi buxhetor nga linja e parë" nga Ligji për transformim në marrëdhënie të rregullt të punës.

Parashtrruesi i nismës pohon se Ligji për buxhetet nuk rregullon "shfrytëzuesin buxhetor nga linja e parë" as "sjfrytëzuesin buxhetor nga linja e dytë". Sipas thënieve, pjesët e kontestuara mund të shkaktojnë pasiguri juridike gjatë zbatimit dhe nuk janë në pajtim me parimin themelor të sundimit të së drejtës.

Gjykatësit kushtetues do ta sjfrytëzojnë edhe nismën me të cilën është kontestuar 145 paragrafi 1 në pjesën "dhe atë nga dita kur drejt atij punëdhënësi i është parashtruar urdhri për përmbarim" nga Ligji për përmbarim.

Parashtruesi i nismës thekson se me këtë dispozitë mundësohet keqpërdorimi i Ligjit. Pohohet se me Ligjin çrregullohet orari i shlyerjes së borxhit dhe sipas tij nevojitet vendosje e një orari të njejtë të shlyerjes së borxhit njejtë si edhe tek punëdhënësi i kaluar. Në këtë mënyrë, sipas parashtruesit, nga ana e parë për shlyerje të borxhit, gjatë ndryshimit të vendeve të punës të detyruesit, ekziston rreziku që ai borxh të mbetet i fundit në prioritetet për shlyerje e madje edhe asnjëherë të mos paguhet.

Në rend dite të mbledhjes së sotme, siç është paralajmëruar, janë edhe nismat me të cilat kontestohet pjesa "si vegël ekzekutive" në paragrafin 2 të Konkludimit për konstatim të shpenzimeve për ekzekutim; neni 114 paragrafi 1 pikat 4 dhe 7 nga Marrëveshja kolektive e Ministrisë së Mbrojtjes; neni 17 paragrafi 3 nga Statuti i sindikatës së punëtorëve nga hotelieria, turizmi, ekonomizimi komunal-banesor, zejtaria dhe shoqatat e mbrojtura të Maqedonisë dhe Neni 7 paragrafi 5 dhe neni 8 paragrafi 3 dhe paragrafi 8 alinea 1 nga Tarifa për prime për sigurim të pronarëve të automjeteve motorizuese nga përgjegjësia për dëme të shkaktuara personave të tretë.

Gjykata kushtetuese, në mbledhjen e sotme, duhet ta shqyrtojë edhe kërkesën për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të përkatësisë politike në pajtim me nenin 110 alinea 3 nga Kushtetuta, parashtruar nga Aleksandar Naumovski. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан