• петок, 05 декември 2025

Gjykata franceze e liroi Nikolla Sarkozin derisa pret vendimin për ankesën

Gjykata franceze e liroi Nikolla Sarkozin derisa pret vendimin për ankesën

Paris, 10 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata në Paris sot solli vendim për lirim të përkohshëm nga burgu të ish presidentit të Francës, Nikolla Sarkozi, derisa e pret rezultatin për ankesën e tij.

Ky vendim vijon vetëm disa javë pasi politikani konservator 70-të vjeçar filloi me vuajtjen e dënimit pesëvjeçar me burg për shkak të komplotit për mbledhjen e mjeteve ilegale për fushatën e tij presidenciale nga Libia.

Sarkozi u dënua më 21 tetor, pasi në shtator Gjykata e shpalli fajtor për komplot kriminal të lidhur me përpjekjet e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të sigurojnë financimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2007 nga lideri i ndjerë libian Moamer el Gadafi. 

Ai u lirua nga të gjitha akuzat e tjera, mes të cilave edhe për korrupsion dhe financim jologjor të fushatës zgjedhore. sa/

foto: EPA arkivi

Остани поврзан