Gjykata franceze e liroi Nikolla Sarkozin derisa pret vendimin për ankesën
- Gjykata në Paris sot solli vendim për lirim të përkohshëm nga burgu të ish presidentit të Francës, Nikolla Sarkozi, derisa e pret rezultatin për ankesën e tij.
Paris, 10 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata në Paris sot solli vendim për lirim të përkohshëm nga burgu të ish presidentit të Francës, Nikolla Sarkozi, derisa e pret rezultatin për ankesën e tij.
Ky vendim vijon vetëm disa javë pasi politikani konservator 70-të vjeçar filloi me vuajtjen e dënimit pesëvjeçar me burg për shkak të komplotit për mbledhjen e mjeteve ilegale për fushatën e tij presidenciale nga Libia.
Sarkozi u dënua më 21 tetor, pasi në shtator Gjykata e shpalli fajtor për komplot kriminal të lidhur me përpjekjet e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të sigurojnë financimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2007 nga lideri i ndjerë libian Moamer el Gadafi.
Ai u lirua nga të gjitha akuzat e tjera, mes të cilave edhe për korrupsion dhe financim jologjor të fushatës zgjedhore. sa/
foto: EPA arkivi