• четврток, 25 декември 2025

Gjoba dhe sanksione të tjera për kundërvajtje të konstatuara me "Qytetin e sigurt", njoftimet do të merren përmes SMS dhe në e-mail

Gjoba dhe sanksione të tjera për kundërvajtje të konstatuara me

Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Gjoba dhe sanksione të tjera janë paraparë për kundërvajtje në komunikacion që do të konstatohen me "Qytetin e sigurt", që prej dje filloi të funksionojë si provë në Shkup. Njoftimet për kundërvajtjet e kryera qytetrët do t'i marrin përmes porosisë SMS në celular dhe në adresë elektronike, ndërsa afati për pagesë është tetë ditë. vetëm në 12 orët e para nga fillimi i "Qytetit të sigurt" dje janë regjistruar 65.000 kundërvajtje prej të cilave për kalim në dritë të kuqe 2800 dhe automjet të paregjistruar 1000.

Me ndryshimet e fundit të Ligjit për siguri në trafikun rrugor, kundërvajtjet e dokumentuara me mjete teknike - kamera, senzorë dhe pajisje për xhirim - konsiderohen si dëshmi valide, bën me dije Ministria e Punëvetë Brendshme pasi që filloi periudha njëmujore provuese për zbatim të sistemit "Qytet i sigurt" në të cilin kryesit e kundërvajtjeve në komunikacion marrin njoftim për kundërvajtjen e kryer.

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për siguri në trafikun rrugor, MPB, mes tjerash, kryen kontroll ndaj shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafikun rrugor. Kontrollin e kryen përmes vërejtjeve të drejtpërdrejta me përdorimin e mjeteve adekuate teknike dhe dhe ndryshimet e fundit të Ligjit për kundërvajtje do të dokumentohet me mjete teknike dhe pajisje xhirimi. Kryesit e kundërvajtjeve të cilët do të dokumentohen përmes sistemit "Qyteti i sigurt" do të sanksionohen në pajtim me dispozitën e cila e rregullon shpejtësinë më të madhe të lejuar të lëvizjes së automjeteve përkatësisht, thonë nga MPB, nuk do të ketë toelrancë pa dallim nëse dokumentohet kundërvajtje në vend të banuar apo jashtë vendit të banuar.

Në periudhën provuese do të evidentohen kundërvajtjet në komunikacion si drejtimi i automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, kalimin në sinjalin e kuq, skadimin e vlefshmërisë së lejes të qarkullimit dhe parkimin e parregullt. Në fazën tjetër është planifikuar zgjerimi i spektrit të kundërvajtjeve që do t'i regjistrojë sistemi elektronik.

Për kundërvajtësittë cilët do të dokumentohen përmes sistemit "Qyteti i sigurt" pronarit të automjetit me të cilin është konstatuar kundërvajtja në trafik MPB i dërgon porosi SMS në celular dhe në adresë elektronike, të dhëna të cilat pronari i automjetit i ka dhënë gjatë regjistrimit, me link për marrjen e procesverbalit për kundërvajtje të kryer në trafik, me fletë-pagesë kundërvajtëse.

Nëse kryesi e merr përgjegjësinë për kundërvajtjen e kryer në trafik në afat prej tetë ditëve nga dita e pranimit të procesverbalit për kundërvajtje të kryer rrugore me fletë=pagesë kundërvajtëse do të paguajë gjysmën e gjobës së shqiptuar.

Nëse ka skaduar afati prej tetë ditëve për ta paguar gjysmën e gjobës së shqiptuar do të mund ta paguajë tërë shumën e gjobës së shqiptuar më së voni në afat prej tetë ditëve pas skadimit të afatit për pagesë të gjysmës së gjobës, ndërkaq para procedurës për ekzekutim. Kur të përfundojë me pagesën e gjobës së shqiptuar në afatet e dhëna paguhen shpenzimet e tërë procedurës.

Shtetasi i huaj, si dhe shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët me largimin për shkak të qëndrimit jashtë vendit mund ta evitojë pagesën e gjobës, është i detyruar menjëherë apo më së voni në afat prej tetë ditëve nga dita e prnaimit të procesverbalit për kundërvajtje të kryer me fletë-pagesë kundërvajtëse ta paguajë gjobën e shqiptuar. Nëse kryesi nuk e ka paguar gjobën Ministria e Punëve të Brendshme do t'ia dorëzojë organit kompetent për pagesë të detyrueshme. Për kundërvajtje për të cilën krahas gjobës është paraparë edhe sanksioni i ndalesës për drejtim të automjetit motorizues edhe nëse kryesi e ka paguar gjobën në afatet e parapara edhe për kundërvajtje të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit MPB do të parashtrojë kërkesë për inicim të procedurës kundërvajtëse drejt gjykatës kompetente.

Gjobat do të mund të paguhen në mënyrë elektronike përmes linkut të cilin kryesi i kundërvajtjes do ta marrë në njoftim. Në këto raste nevojitet që në fletë-pagesë automatikisht të futet numri i procesverbalit për kundërvajtje të kryer në trafik me urdhëresë pagesore kundërvajtëse dhe shumën e gjobës në denarë. Në këto raste MPB menjëherë në mënyrë elektronike merr njoftim se gjoba është paguar. ab/

Foto: МIА arkivi

Video: MPB

 

Остани поврзан