• петок, 21 февруари 2025

Gjermania i vazhdon kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj

Gjermania i vazhdon kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj

Berlin, 12 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria gjermane i ka vazhduar kontrollet në të gjithë kufijtë tokësor të vendit edhe për gjashtë muaj të tjerë në përpjekje për të zvogëluar më tej migrimin e parregullt, deklaroi sot kancelari Olaf Sholc.

"Me kontrollet kufitare, ne po e shtyjmë në mënyrë efektive migrimin e parregullt, siç tregojnë shifrat", tha Sholc në deklaratën me shkrim në të cilën sqarohet vendimi. 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Nensi Fezer tha: "Ne i ndalojmë kontrabandistët që brutalisht i keqtrajtojnë njerëzit dhe i kontrabandojnë ata përtej kufijve dhe u japim fund kriminelëve dhe ekstremistëve".

Gjermania është anëtar kyç i zonës Shengen i cili lejon lëvizjen e lirë të njerëzve pa kontrolle kufitare.

Megjithatë, vendi për herë të parë prezantoi kontrolle të përkohshme në kufirin austriak në vitin 2015, përpara se t'i zgjeronte ato në Poloni, Zvicër dhe Republikën Çeke në vitin 2023.

Kontrollet më tej u zgjeruan në të gjitha kufijtë tokësore të Gjermanisë në shtator të vitit 2024, me administratën Sholc që përmend migrimin e parregullt, terrorizmin islamik dhe krimin transnacional si justifikim për këtë masë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан