• среда, 26 јуни 2024

Gjermania do të jetë nikoqire e konferencës për rindërtimin e Ukrainës

Gjermania do të jetë nikoqire e konferencës për rindërtimin e Ukrainës

Berlin, 11 qershor 2024 (MIA) - Gjermania sot do të jetë nikoqire e konferencës për mbështetjen e rimëkëmbjes së Ukrainës nga shkatërrimi i luftës, duke dërguar një sinjal për solidaritet deri te Kievi.

Konferenca dyditore në Berlin mbahet para samitit të G7 të aleatëve më të mëdhenj ukrainas në Itali dhe një samiti global paqësor në Zvicër gjatë fundjavës.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pritet të marrë pjesë në tubim, për të cilin nikoqirët gjermanë thonë se do të ketë rreth 2.000 përfaqësues nga politika, biznesi dhe sfera të tjera.

Vitin e kaluar, në një konferencë të njëjtë në Londër, aleatët e Ukrainës premtuan disa miliarda dollarë ndihmë joushtarake për të ndërtuar infrastrukturën, për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Këtë vit temë qendrore do të jenë reformat.

"Ne po bëjmë maksimumin që Ukraina së shpejti të zë vend në tryezën e Bashkimit Evropian – sepse, përveç mbështetjes sonë ushtarake, kjo është mbrojtja më e mirë që ekziston", tha ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан