• петок, 20 февруари 2026

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. 

Për shkak të reshjeve të borës nga ora 06:50, vendoset ndalim qarkullimi për automjete të rënda transportuese në rrugën Mavrovë - Dibër dhe Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, njofton NP "Rrugët e Maqedonisë. 

"Reshje bore me intensitet të ndryshueshëm ka edhe në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë përmes akseve dhe grykave mund të ketë rrëshqitje të vogla të dheut", njofton "Rugët e Maqedonisë.

LAMM njofton se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан