Gjashtë viktima në zjarrin në një depo parfumesh në Turqi
- Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa dy u lënduan në zjarrin që shpërtheu në mëngjes në një depo parfumesh në qytetin Dilovasi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë.
Ankara, 8 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa dy u lënduan në zjarrin që shpërtheu në mëngjes në një depo parfumesh në qytetin Dilovasi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë.
Sipas pamjeve që i emitoi kanali turk NTV, janë djegur dy katet e ndërtesës ku gjendej depoja dhe punëtoria për prodhimin e parfumeve.
Për momentin nuk ka informata se ç'farë e shkaktoi zjarrin. sa/
Foto: Anadolia