• петок, 05 декември 2025

Gjashtë persona u lënduan, mes të cilëve dhe dy fëmijë, në sulmin e mbrëmshëm në Odesa dhe rajon

Gjashtë persona u lënduan, mes të cilëve dhe dy fëmijë, në sulmin e mbrëmshëm në Odesa dhe rajon

Kiev, 25 nëntor 2025 (MIA) - Gjashtë persona u lënduan, mes të cilëve dhe dy fëmijë, në sulmin e mbrëmshëm në Odesa dhe rajonin me të njejtin emër, publikoi kryetari i administratës ushtarake rajonale të Odesas, Oleg Kiper, në kanalin e tij në telegram. 

"Natën, Odesa dhe rajoni iu nënshtruan një tjetër sulmi masiv me dronë. Dëmtime u shkaktuan në objekte civile dhe energjetike. Në disa vende, shpërthyen zjarre në objektet e infrastrukturore bregdetare dhe energjetike, ndërsa pajisjet u dëmtuan", informoi Oleg Kiper. 

Shërbimet e emergjencës vazhdojnë të eliminojnë pasojat e sulmit të fundit.  rq/

Foto: Mapa

Остани поврзан