• петок, 05 декември 2025

Gashi realizoi takim me delegacionin e NDI-së

Gashi realizoi takim me delegacionin e NDI-së

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me Delegacionin e Institutit Demokratik Nacional (NDI) të udhëhequr nga drejtori rajonal i NDI-së për Evropën dhe Euroazinë, Skot Bejts, njofton Pres shërbimi i Kuvendit.

Në përbërje të delegacionit ishin Nada Mazukina, zëvendësdrejtore rajonale e NDI-së për Evropën dhe Euroazinë; Robert Skot Hejzlet, drejtor i NDI-së për Maqedoninë e Veriut dhe Dejvid Sip, udhëheqës i ekipit të Projektit të NDI-së “Komunitete me integritet”.

"Gashi e uroi drejtorin e sapoemëruar të NDI-së për Evropën dhe Euroazinë, Skot Bejts, për funksionin e tij të ri dhe i dëshiroi shumë suksese në punën dhe bashkëpunimin e tij në shumë projekte. Gjithashtu, shprehu mirënjohje të madhe për NDI-në për mbështetjen e parezervë që i ka ofruar Kuvendit, duke theksuar se të gjitha aktivitetet e NDI-së janë në favor të forcimit të proceseve demokratike në vend", theksohet në komunikatë.

Gashi theksoi angazhimin e tij për rritjen e transparencës së Kuvendit me qëllim që t'i sjellë qytetarët më afër Dhomës ligjvënëse dhe të forcojë besimin në institucion.

“Bejts theksoi se projektet e suksesshme të arritura janë rezultat i gatishmërisë së demonstruar për bashkëpunim dhe la derën hapur për thellim të bashkëpunimit”, theksojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit.

Foto: Pres shërbimi i Kuvendit

 

Тагови

Остани поврзан