• петок, 05 декември 2025

Gashi: Propozimi i LSDM-së dhe Të Majtës për komisionin hetimor për Koçanin, kthehet në ripërpunim

Gashi: Propozimi i LSDM-së dhe Të Majtës për komisionin hetimor për Koçanin, kthehet në ripërpunim

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot informoi se në takimin e rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare është konstatuar se Propozim-vendimi për themelimin e komisionit hetimor për ngjarjen tragjike në Koçan, i paraqitur nga E Majta dhe LSDM-ja, nuk është i rregullt, për shkak se ata kërkojnë të kenë shumicën në Komision, ndërsa e kanë edhe kryetarin.

Gashi në brifingun me gazetarët shpjegoi se partitë opozitare kërkojnë shumicë, gjë që nuk është në përputhje me Rregulloren, duke iu referuar nenit 124 të tij, dhe prandaj iniciativa për themelimin e komisionit hetimor është kthyer për përpunim të mëtejshëm.

LSDM-ja dhe E Majta kërkojnë, përveç kryetarit, që LSDM-ja dhe BDI-ha të kenë nga katër deputetë secila, VMRO-DPMNE tre, VLEN-i dy, dhe ZNAM një.

Gashi informoi se në Kuvend nuk është dorëzuar propozim për anëtarë të rinj të Qeverisë dhe se nuk mund të thotë kur do të dorëzohen, por se sapo të ndodhë kjo, mund të thirret menjëherë seanca.

Në lidhje me Kodin Zgjedhor, në Kuvend duhet të dorëzohet informacion nga Ministria e Drejtësisë nëse po punohet mbi një tekst të ri, para se të vendoset nëse do të formohet një grup pune nga deputetët që do të punonin mbi ndryshimet e tij. 

Në lidhje me ligjet e tjera që lidhen me agjendën reformuese dhe sistemin e drejtësisë, kryetari i Kuvendit tha se sapo të dorëzohen, do të hartohet një plan për miratimin e tyre.

Për ndryshimet e Kodit Penal lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vjetërsimin e veprave "keqpërdorimi i pozitës zyrtare", Gashi pret që të arrijnë shumë shpejt në Kuvend. Sipas tij, mund të miratohen deri më 26 dhjetor.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend, sipas tij, varet nga marrëveshja e partive politike të përfaqësuara në Kuvend. qa/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан