Vendoset mbikëqyrje digjitale moderne për kontroll efikas dhe të përforcuar të koncesioneve për resurse minerale dhe energjetike
- Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale po fut një sistem digjital modern dhe një dron të specializuar për mbikëqyrjen dhe monitorimin e koncesioneve të burimeve minerale, energjisë diellore dhe instalimeve të erës. Teknologjia e re, thonë ata, mundëson monitorim të saktë të shfrytëzimit të pasurisë minerale, si dhe kontrollimin e koordinatave të sakta dhe infrastrukturës së paneleve diellore dhe shtyllave matëse të parqeve me erë. Në këtë mënyrë, Ministria forcon transparencën dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore.
Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale po fut një sistem digjital modern dhe një dron të specializuar për mbikëqyrjen dhe monitorimin e koncesioneve të burimeve minerale, energjisë diellore dhe instalimeve të erës. Teknologjia e re, thonë ata, mundëson monitorim të saktë të shfrytëzimit të pasurisë minerale, si dhe kontrollimin e koordinatave të sakta dhe infrastrukturës së paneleve diellore dhe shtyllave matëse të parqeve me erë. Në këtë mënyrë, Ministria forcon transparencën dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore.
Sistemi i ri, siç theksojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, forcon mbikëqyrjen inspektuese, u mundëson inspektorëve të kryejnë inspektime pa qenë gjithmonë të pranishëm fizikisht në terren. Droni siguron reagim më të shpejtë, kohë më të shkurtër kontrolli dhe monitorim të pandërprerë të aktiviteteve në terren, mundëson monitorim më të detajuar të punës së koncesionarëve dhe ul ndjeshëm rrezikun nga abuzimet.
Me futjen e sistemit digjital dhe dronit, po përmirësojmë dhe forcojmë kontrollin inspektues. Kemi krijuar një mundësi për mbikëqyrje moderne dhe efikase, e cila mundëson që koncesionet të përdoren me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin", theksoi ministrja Sanja Bozhinovska.

Punonjësit e Ministrisë që do të menaxhojnë me dronin kanë kaluar trajnime të specializuara për përdorimin e tij dhe për interpretimin e saktë të të dhënave të marra nga vëzhgimi. Kjo siguron mbikëqyrje profesionale, të saktë dhe moderne, në përputhje me standardet më të larta.
Përdorimi i dronëve është tashmë pjesë e praktikës standarde në vendet e zhvilluara, veçanërisht për hartëzimin, inspektimin dhe monitorimin e burimebe energjetike dhe natyrore. Me këtë risi, Ministria ndjek praktikën globale dhe promovon modernizimin dhe efikasitetin në menaxhimin e burimeve. ls/
Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale