Francezët e hoqën ndalesën për udhëtim të pronarit të rrjetit social Telegram
- – Pronari i rrjetit social Telegram, Pavell Durov, mund të udhëtojë përsëri, pas vendimit gjyqësor për heqjen e mbikëqyrjes së tij dhe ndalesës për tu larguar nga Franca, njoftoi sot Politiko.
Paris, 14 nëntor 2025 (MIA) – Pronari i rrjetit social Telegram, Pavell Durov, mund të udhëtojë përsëri, pas vendimit gjyqësor për heqjen e mbikëqyrjes së tij dhe ndalesës për tu larguar nga Franca, njoftoi sot Politiko.
Themeluesi i Telegramit ishte arrestuar në Francë në gusht të vitit 2024 dhe akuzohet për disa vepra penale nga krimi i organizuar.
Prokurorët e akuzojnë Durovin dhe rrjetin e tij Telegram se refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet në luftën kundër përmbajtjes së jashtëligjshme, duke përfshirë edhe pornografinë e fëmijëve.
Pas arrestimit të tij në aeroportin La Burzhe në Francë, gjykata e vendosi nën mbikëqyrje dhe ia ndaloi që të largohet nga Franca.
Durov u morr në pyetje tri herë gjatë hetimit, i fundit në fund të korrikut, ndërsa avokatët e tij me vendosmëri e kontestonin ligjshmërinë e hetimit dhe veprimet e shumta të zbatuara “me shkeljen e të drejtës franceze dhe evropiane”.
Masat për mbikëqyrje të ashpër ishin zbutur disa herë, kështu që ndalesat tani do të hiqen në tërësi, njoftoi Blumberg, përderisa “Politiko” nuk mori konfirmim për këtë informacion nga prokuroria dhe avokatët e mbrojtjes. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s