Forum biznesi Maqedoni-Serbi në Shkup, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Mickoski
- Mbi 200 kompani dhe të paktën 300 pjesëmarrës do të jenë pjesë e Forum biznesit Maqedoni-Serbi që do të zhvillohet sot në hotelin "Aleksandar Palas" në Shkup, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Në forum biznes është paralajmëruar edhe një fjalim nga kryeministri, Hristian Mickoski.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Mbi 200 kompani dhe të paktën 300 pjesëmarrës do të jenë pjesë e Forum biznesit Maqedoni-Serbi që do të zhvillohet sot në hotelin "Aleksandar Palas" në Shkup, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Në forum biznes është paralajmëruar edhe një fjalim nga kryeministri, Hristian Mickoski.
Para mbajtjes së forumit, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adriјana Mesaroviq, do të nënshkruajnë një Memorandum mirëkuptimi.
Stoilkoviq dhe Mesaroviq dje vizituan kompaninë "Pekabesko" dhe verarinë “Kamnik”, ndërsa në deklaratën e tyre për mediat vlerësuan se potenciali për bashkëpunim mes dy shteteve është i madh, veçanërisht në sektorin e industrisë ushqimore. Tendenca, siç theksuan ata, është që të rritet shkëmbimi.
Këtë vit, të dy vendet shënojnë rritje në shkëmbim, por potencialet janë shumë më të mëdha se ajo që po realizohet. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s