• петок, 05 декември 2025

Fondi i SPIM: Pensionistët dhe të siguruarit mund të jenë të qetë, pensionet paguhen rregullisht dhe do të paguhen edhe në të ardhmen në çdo fillim të muajit

Fondi i SPIM: Pensionistët dhe të siguruarit mund të jenë të qetë, pensionet paguhen rregullisht dhe do të paguhen edhe në të ardhmen në çdo fillim të muajit

Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Bankat gjatë ditës së djeshme e filluan pagesën e pensioneve për nëntorin dhe deri të hënën, një dhjetor, pritet ajo të përfundojë, kumtoi sot Fondi për sigurim pensional dhe invalidor (SPIM).

Fondi e bindë opinionin se pagesa e pensioneve është stabile, e rregullt dhe e garantuar, duke i hedhur poshtë spekulimet për gjoja rreziqe në sistemin pensional. Siç ceket në kumtesë, Fondi në koordinim me Qeverinë vazhdon me pagesëne rregullt në çdo fullim të muajit dhe se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitin 2026.

Në kumtesë Fondi i SPIM i demanton thëniet se pagesa e pensioneve të tanishme dhe të ardhshme është e rrezikuar.

Shton se buxheti për vitin 2026 është pothuajse 151 miliardë denarë dhe dedikohet për pagesë të pensioneve, sigurim shëndetësor të pensionistëve dhe shpenzime të transaksionit ndaj shoqatave pensionale nga shtylla e dytë.

Në vitin e kaluar, siç ceket, pensionet ishin rritur në mlnyrë lineare për 6.000 denarë për secilin pensionist, me çka pensioni mesatar prej 21.000 denarëve në shtator të vitit 2024 u rrit në 27.000 denarë në shtator të vitit 2025. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

Остани поврзан