• петок, 05 декември 2025

Fon der Lajen: Jemi të përkushtuar ta shndërrojmë zgjerimin e BE-së në realitet

Fon der Lajen: Jemi të përkushtuar ta shndërrojmë zgjerimin e BE-së në realitet

Bruksel, 4 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni Evropian është më i përkushtuar se kurrë deri tani që ta shndërrojë zgjerimin e BE-së në realitet, pasi Union më i madh do të thotë Evropë më e fuqishme dhe më me ndikim në skenën globale, porositi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen me rastin e publikimit të Paketës vjetore për zgjerim, e cila i përmban raportet për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim të rrugës së tyre drejt BE-së.

"Por, zgjerimi duhet dhe do të mbetet proces i bazuar në merita. Paketa jonë ofron rekomandime konkrete për të gjithë partnerët tanë dhe të gjithëve u themi: Qasja në BE është ofertë unike. Premtim për paqe, prosperitet dhe solidaritet. Me reforma të vërteta dhe vullnet të fortë politik, të gjithë ju mund ta shfrytëzoni këtë mundësi", theksoi Fon der Lajen.

Me rastin e publikimit të raporteve, Komisioni Evropian porositi se konsekuenca dhe ndjekja e qasjes së bazuar në merita është kyçe për qasje të suksesshme drejt BE-së dhe se paketa e sivjetshme konfirmon se momentumi për zgjerim është i lartë si prioritet në agjendën e BE-së.

KE-ja potencoi se konfirmon se qasja e vendeve të reja anëtare është gjithnjë e më e qasshme, ndërsa raportet paraqesin vlerësim të përgjithshëm të përparimit të arritur nga partnerët për zgjerim gjatë 12 muajve të kaluara.

"Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina, Republika e Moldavisë, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Turqia dhe Gjeorgjia i vazhdojnë rrugët e tyre adekuate drejt BE-së. Ritmi i reformave të tyre, posaçërisht në sferat e demokracisë, sundimi i së drejtës dhe të drejtat themelore, drejtpërdrjetë ndikojnë në shpejtësinë e qasjes", thuhet në kumtesë.

Sipas KE-së, përparimi i bërë nga vendet që synojnë anëtarësimin, u sjell dobi atyre, si dhe anëtarëve aktualë të BE-së, duke nxitur prosperitetin, demokracinë, sigurinë dhe stabilitetin, ndërkohë që hap mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset, siç janë investimet strategjike dhe zgjerimi i Tregut të vetëm.

Në kumtesë thuhet se vlerësimet e bëra në raportet, të shoqëruara me rekomandime dhe udhëzime mbi prioritetet e reformave, ofrojnë udhërrëfyes për partnerët e zgjerimit drejt anëtarësimit në BE.

"Komisioni mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur shtetet e ardhshme anëtare në këtë rrugë. Integrimi gradual i vendeve aspirante në Tregun e vetëm përforcon lidhjet me Unionin edhe para pranimit të tyre. Është bërë përparim i konsiderueshëm gjatë vitit të kaluar. Me zgjerimin si një objektiv të qartë politik në këtë mandat, Komisioni është i përkushtuar për të siguruar edhe gatishmërinë e vendeve aspirante, si dhe gatishmërinë e BE-së për t'i pranuar ato. Për këtë qëllim, së shpejti do të prezantohet një Raport për shqyrtime të thella të politikave dhe reformave", njoftoi KE-ja.

Në kumtesë thuhet se për të siguruar që shtetet e reja anëtare do të vazhdojnë të mbrojnë dhe të ruajnë rezultatet e tyre në fushat e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore, marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit duhet të përmbajnë mbrojtje më të forta kundër devijimeve nga angazhimet e ndërmarra gjatë negociatave për anëtarësim.

"Komunikimi efektiv, si dhe lufta kundër manipulimit dhe ndërhyrjes me informacione të huaja, përfshirë dezinformimin, janë imperativ strategjik. Komisioni gjithashtu është i gatshëm të mbështesë përpjekjet e shteteve anëtare për të përforcuar më tej besimin e opinionit në proces dhe për të ndihmuar zgjerimin të ecë përpara me legjitimitetin që i nevojitet", shtohet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан