Flipiçe për Krishtlindje: Të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të lirë, të rinjtë këtu ta shohin të ardhmen
- Kryetari i LSDM-së, Venko FIlipçe dërgoi urim me rastin e festës së madhe krishtere - Krishtlindjes, duke u dëshiuar besimtarëve festa të qeta dhe të lumtura.
Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko FIlipçe dërgoi urim me rastin e festës së madhe krishtere - Krishtlindjes, duke u dëshiuar besimtarëve festa të qeta dhe të lumtura.
"E uroj festën më të gëzuar krishtere me urimin tradicional Paqja e Zotit dhe Krishti u lind! Uroj festa të qeta dhe të gëzueshme të gjithë besimtarëve që festojnë këtë festë sot. Ky është një rast tradicional për të mbledhur familjen, të dashurit, për të treguar respekt dhe kujdes. Uroj që dita të kalojë në paqe, dhe paqja në këto kohë të trazuara është e nevojshme në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, tolerante dhe të lirë, tha Filipçe pas liturgjisë solemne hyjnore në Kishën Katedrale "Shën Klementi i Ohrit" në Shkup.

Ai dëshiroi të gjithë së bashku të ndërtojmë shoqëri në të cilën, siç theksoi, askush nuk do të diskriminohet.
"Ne në të kaluarën implementuam politika të cilat qytetarët me të vërtetë mundën t'i ndjejnë, të jetojnë më mirë, më sigurt, më të pasur, të rinjtë këtu ta shohin të ardhmen. Implementuam politika të cilat u ngjanin shoqërive të zhvilluara, në të cilat askush nuk do të ndjehet më pak i vlerësuar pa dallim nëse bëhet fjalë për orientim etnik, nacional, fetar, kulturor, gjinor apo seksual", tha Filipçe.
Monedha për natën e Buzmit në familjen e tij i rakoi djalit të tij. ab/
Fotо: LSDM