Fitorja e Real Madridit ndaj Sitit është e 300-ta në Ligën e Kampionëve
- Real Madridi e ka mposhtur mbrëmë Mançester Sitin me 3:2 në terrenin mysafir në ndeshjen e parë të raundit të plejofit të Ligës së Kampionëve. Për madrilenët kjo fitore ishte e 300-ta në kompeticionin më cilësor të futbollit për klube në Evropë.

Mançester, 12 shkurt 2025 (MIA) - Real Madridi e ka mposhtur mbrëmë Mançester Sitin me 3:2 në terrenin mysafir në ndeshjen e parë të raundit të plejofit të Ligës së Kampionëve. Për madrilenët kjo fitore ishte e 300-ta në kompeticionin më cilësor të futbollit për klube në Evropë.
Për këtë arritje Real Madridit i nevojiteshin 498 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Kampionëve (deri në vitin 1992, ky ishte emri i kupës kryesore evropiane).
Bajerni Mynih është i dyti në fitore në këtë listë (241 fitore në 402 ndeshje), ndërsa Barcelona është e treta (209 fitore në 357 ndeshje).
Foto: EPA