Bëhen të ditur çerekfinalistët në Ligën e konferencës
- Futbollistët e Panatinaikosit u kualifikuan mbrëmë në çerekfinalen e Ligës së konferencës, pasi në në terrenin nikoqir në Athinë mposhtën Vikingurin 2-0 në revanshin e plejofit.

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Futbollistët e Panatinaikosit u kualifikuan mbrëmë në çerekfinalen e Ligës së konferencës, pasi në në terrenin nikoqir në Athinë mposhtën Vikingurin 2-0 në revanshin e plejofit.
Në ndeshjen e parë javën e kaluar, Rejkjaviku fitoi në shtëpi me rezultat 2:1.
Kualifikimin në çerekfinale e siguruan edhe futbollistët e Celjes, pasi si mysafir mposhtën në Nikosia APOEL-in me 2:0. Ndeshja e parë në Slloveni përfundoi baras 2:2.
Në një ndeshje dramatike në të cilën fituesi u vendos me penallti, Molde e Norvegjisë siguroi gjithashtu një vend në fazën e 1/8-ës, duke mundur në Dublin skuadrën vendase Shamrok me rezultat 5:4.
Futbollistët e Jagellonias u plasuan në fazën e 1/8-ës pasi në ndeshjen kthyese mposhtën TSC Baçka Topola me 3:1. Skuadra polake me rezultat të përgjithshëm 6:2 e eliminoi klubin serb.
Vend në shortin e çerekfinalistëve e caktuar për sot në orën 14 kanë siguruar edhe Betis, Kopenhagen, Borac Banja Luka dhe Pafosi. qa/
Foto: Fejsbuk