Fiona Papajorxhi u zgjodh kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë
- Gjykatësja Fiona Papajorxhi sot pasdite u zgjodh njeriu i parë i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, me mandat trevjeçar.
Tiranë, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Gjykatësja Fiona Papajorxhi sot pasdite u zgjodh njeriu i parë i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, me mandat trevjeçar.
Vendimin, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e morën njëzëri dhe i njëjti do t’i dorëzohet shefit të shtetit, kryetarit të Kuvendit dhe njeriut të parë të Gjykatës Supreme.
Papajorxhi (49) është e lindur në Vlorë, ka diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Barit, Itali, ndërsa në vitin 2012 në Universitetin e njëjtë e ka marrë shkallën shkencore “doktor i shkencave juridike”.
Në periudhën 2000 – 2008 e ka kryer profesionin ndihmës avokate, ndërsa pastaj avokate në zyra avokatie në Bari. Në periudhën 2009 – 2011 ka punuar si avokate në Drejtorinë për Hulumtime, Studime dhe Publikime në kuadër të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, ku nga viti 2011 – 2019 e ka kryer detyrën këshilltare juridike. Nga viti 2007 është profesoreshë e të drejtës publike në disa universitete.
Papajorxhi vjen në vendin e Holta Zaçaj, mandati i së cilës përfundoi në mars të këtij viti. fc/
Foto: Fejsbuk