Fillkov: Ministria e Drejtësisë i kërkon të gjithë refugjatët, e njejta vlen edhe për azilantët politikë
- Ministria e Drejtësisë nuk ka asgjë të përbashkët me atë ministri nga koha e LSDM-së, kur me Artan Grubin dhe Ali Ahmetin dakordohej se kush dhe ku do të ikë. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, si përgjgije ndaj pyetjes të cilën nga foltorja ia drejtoi deputeti Mile Talevski nga radhët e LSDM-së opozitare.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Drejtësisë nuk ka asgjë të përbashkët me atë ministri nga koha e LSDM-së, kur me Artan Grubin dhe Ali Ahmetin dakordohej se kush dhe ku do të ikë. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, si përgjgije ndaj pyetjes të cilën nga foltorja ia drejtoi deputeti Mile Talevski nga radhët e LSDM-së opozitare.
Deputeti Talevski nga foltorja e Kuvendit e pyeti ministrin e Drejtësisë nëse Ministria e Drejtësisë ka parashtruar kërkesë të re për ekstradim të ish-kryeministrit dhe refugjatit Nikolla Gruevski, dhe pyetja e dytë, nëse është parashtruar një kërkesë e tillë, kur dhe cilit institutcion në Hungari. Taleski foli për ekzistimin e inikacioneve se po krijohet një skenar për krijim të kushteve që Gruevski të kthehet në vend.
Ministri FIllkov para deputetëve theksoi se është joserioze që opozita ta mjegullojë opinionin, siç tha, të merret me cirk, dhe jo me punë reale...
"Kjo Ministri i kërkon të gjithë refugjatët. Por, ju folët për azolantë politikë. Kur bëhet fjalë për azilantët politikë, çdoherë kur do të krijohen kushte Ministria e Drejtësisë sërish dhe sërish do t'i kërkojë qytetarët e vet. Ndërkaq ndërkohë, të jepni përjgigje se ku janë ata të tjerët për të cilët dakorduat ikje", tha ministri i Drejtësisë.
Deputeti Taleski i pakënaqur nga përgjigja e ministrit Fillkov dhe sjellja e tij jokorrekte para Kuvendit dhe deputetëve, kërkoi në formë të shkruar nga Ministria e Drejtësisë të marrë përgjigje përse deri në këtë moment nuk ka parashtruar kërkesë drejt Hungarisë për ekstradimit të Nikolla Gruevskit.
Foto: МIА arkivi