• петок, 05 декември 2025

Filipçe: Spasovski mbetet koordinues i grupit të deputetëve të LSDM-së

Filipçe: Spasovski mbetet koordinues i grupit të deputetëve të LSDM-së

Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp deklaroi se Oliver Spasovski mbetet koordinues i grupit të deputetëve të partisë opozitare.

Ai në konferencë për shtyp dha përgjigje në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e kohëmëparshme të Spasovskit se ka ofruar dorëheqje nga funksioni i koordinuesit të grupit të deputetëve të LSDM-së, por se kjo nuk ka pasur lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në emisionin "Tema e ditës" në TV Sitel tha se ka të vërtetë në atë se ka ofruar dorëheqje në momentin kur është dashur të parashtrohet rezoluta në Kuvend për Bullgarinë. Ai shtoi se është e saktë se ka kërkuar të ndërrohet nga funksioni i koordinuesit të LSDM-së, por ajo ishte për propozimin e partisë për strategjinë e linjave të kuqe në kontestin me Bullgarinë me miratimin e së njejtës në parlament. Ai ka qenë kundër një hapi të tillë të partisë.

Siç paralajmëroi Filipçe gjatë javës së ardhshme do të mblidhen trupat partiakë dhe do të emërohen dy nënkryetarë të rinj, ndërkaq do të ketë ndryshime edhe në këshillin ekzekutiv.

Lidhur me ngjarjet e fundit në relacionin qeveri - jurisprudencë, Filipçe tha se mënyra e komunikimit të pushtetit dhe fjalët që i përdorë  janë joadekuate dhe të pahijshme dhe konsideron se kjo është një nga mënyrat për t'u hequr fokusi nga punët e vërteta, të cilat Qeveria duhet t'i bëjë, ndërkaq siç tha, nuk i bën.

Sipas tij, ka stagnim në të gjitha segmentet, në plan të parë janë vënë interesat afariste të një grupi të vogël njerëzish dhe prej nesër, siç tha, partia fillon me seri të konferencave për shtyp për skandalet. ab/

Foto: LSDM

Остани поврзан