Fico kërkon nga NATO përforcimin e mbrojtjes kundërajrore në Sllovaki
- Sllovakia dëshiron që NATO-ja ta përforcojë mbrojtjen kundërajrore në vendin, i cili është pjesë e krahut të saj lindor, deklaroi kryeministri sllovak Robert Fico, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të aleancës ushtarake.
Bratisllavë, 19 nëntor 2025 (MIA) - Sllovakia dëshiron që NATO-ja ta përforcojë mbrojtjen kundërajrore në vendin, i cili është pjesë e krahut të saj lindor, deklaroi kryeministri sllovak Robert Fico, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të aleancës ushtarake.
Në bisedimet në Bratisllavë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, Fico mbrojti gjithashtu planet e Sllovakisë për të vendosur mbi ritmin dhe strukturën e shpenzimeve të saj të mbrojtjes në vitet e ardhshme, ndërsa shumica e anëtarëve të NATO-s po i rrisin ato investime.
Sllovakia iu kundërshtua politikës së Bashkimit Evropian për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet nga pushtimi rus, ndërsa Fico në takimin e tij me Ruten përsëriti se qeveria e tij nuk do të dërgonte drejtpërdrejt armë vdekjeprurëse në Kiev, por do të lejonte marrëveshje komerciale.
"Gjatë bisedimeve, ai gjithashtu i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të përforcojë mbrojtjen ajrore të Sllovakisë", publikoi Qeveria sllovake në kumtesë pas takimit të djeshëm, pa dhënë hollësira tjera.
Sllovakia viteve të fundit është përpjekur të përforcojë aftësitë e saj mbrojtëse ajrore, me ç'rast u furnizua me sisteme për mbrojtje kundërajrore nga Izraeli dhe ka blerë aeroplanë të rinj luftarakë F-16.
Ajo është një nga shtetet anëtare të BE-së në krahun lindor që në shtator u dakordua se nevojitet të ndërtohet "mur prej dronëve", me teknologji të avancuar për zbulim. bsh/
Foto: Fico në Fejsbuk