• петок, 05 декември 2025

Fetai në akademinë solemne për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Në nderim të Kongresit të Manastirit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare

Fetai në akademinë solemne për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Në nderim të Kongresit të Manastirit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare

Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, gjatë fjalimit të tij në akademinë solemne me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kultutore të Shqiptarëve-Shkup dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e theksoi rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe rolin e tij vendimtar në unifikimin e alfabetit shqip, si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar shqiptar.

Fetai, siç informojnë nga Kabineti i tij, e nënvizoi kontributin e rilindësve tanë dhe personalitetin e shquar të Mid’hat Frashërit, si dhe rëndësinë e Shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” në zhvillimin e botimeve shqipe. Ai, gjithashtu, vlerësoi përkushtimin e koleksionistit dhe studiuesit Niko Kotherja dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, të cilët hapën ekspozitën "Kongresi dhe Shtypshkronja" si homazh për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Në përfundim, ai riafirmoi angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen, kultivimin dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke e konsideruar këtë detyrë si përgjegjësi kombëtare dhe qytetare. fc/

Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai

Остани поврзан