• четврток, 25 декември 2025

Fermerët përkohësisht i hapën të gjitha autostradat në Greqi

Fermerët përkohësisht i hapën të gjitha autostradat në Greqi

Athinë, 24 dhjetor 2025 (MIA) -Fermerët grek, përkohësisht, për shkak të Krishtlindjeve i hapën të gjitha bllokadat në mbarë vendin, me ç'rast komunikacioni në autostrada zhvillohet pa ndërprerë, por megjithatë traktorët mbesin të parkuar në korsitë e fundit të rrugëve në shumë vende në Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Fermerët, të cilët më 30 nëntor i filluan protestat në vend, vendosën deri të premten t'i lehtësojnë udhëtimet e qytetarëve për festa, ndërsa në koordinim me policinë pjesërisht i tërhoqën traktorët.

 Paralelisht, siç publikoi mbrëmë MIA, deri të premten nuk do t'i bllokojnë as vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë.

Fermerët grek, edhe pse i hapën autostradat, megjithatë thonë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe Krishtlindjet do t'i kalojnë në bllokada, aty ku janë parkuar traktorët e tyre, ndërsa pritet të premten, të mbajnë takime të reja për t'i caktuar hapat e tyre të ardhshëm. sa/

Foto: MIA arkivi

Тагови

Остани поврзан