• петок, 05 декември 2025

Fermerët grekë bllokuan vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë

Fermerët grekë bllokuan vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë

 Athinë, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Fermerët grekë që nga ora 12 sipas kohës lokale kanë bllokuar vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Greqia, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë bllokada, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në pjesën konkrete janë mbledhur mbi 150 traktorë dhe automjete bujqësore, ndërsa bllokada nga fermerët nga zona e Peonisë vazhdimisht po forcohet.

 Vendkalimi kufitar u mbyll edhe dje në orën 18, fillimisht u bllokua hyrja në Greqi vetëm për kamionë, dhe më pas fermerët vazhduan me një bllokim të përgjithshëm, deri në mesnatë.

 Bllokada ka edhe në pjesë të tjera të Greqisë, në pikën e pagesës në dalje nga Selaniku në autostradën për në Athinë, si dhe pranë qyteteve të Larisës dhe Kardicës në të njëjtën autostradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан