Event përmbyllës i projektit “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të ketë paraqitje në Eventin përmbyllës të projektit: “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”.

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të ketë paraqitje në Eventin përmbyllës të projektit: “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”.
Në manifestimin e organizuar nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ, fjalim do të kenë edhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Dame Dimitrovski nga Kabineti i kryeministrit, përgjegjës për Fondin e Gjelbër për Klimën, si dhe menaxheri i projektit në Zyrën e GIZ-it në Shkup, Mark Baret. bsh/
Foto: MIA arkiv