• петок, 05 декември 2025

Evakuim në bazën ushtarake amerikane, zbulohet një paketë e dyshimtë me pluhur të bardhë

Evakuim në bazën ushtarake amerikane, zbulohet një paketë e dyshimtë me pluhur të bardhë

Uashington, 7 nëntor 2025 (MIA) - Disa persona ishin dërguar në spital pasi një pako e dyshimt ishte vendosur në bazën ushtarake amerikane, Baza e përbashkët Endrus në Merilend. Dy burime të njohura me hetimin konfirmuan se paketa përmbante një pluhur të bardhë të panjohur, raportoi Si-En-En.

Në një njoftim zyrtar nga baza, e cila ndodhet në afërsi të Uashingtonit, thuhet se ndërtesa u evakua pasi një person "hapi një paketë të dyshimtë".

"Si masë paraprake, ndërtesa dhe objekti i lidhur u evakuuan, dhe rreth zonës u vendos kordoni", thuhet në njoftim. "Shërbimet emergjente të Bazës së përbashkët Endrus u dërguan në vendngjarje, konfirmuan se nuk ka kërcënime të menjëhershme, ndërsa vendi i ngjarjes iu dorëzua Zyrës për hetime speciale. Hetimi është në vazhdim.

Personat që ndiheshin keq pas hapjes së paketave u dërguan në Qendrën Mjekësore, Malkolm Grouv në bazë. Shkalla e gjendjes së tyre mjekësore ende nuk dihet. Një nga burimet deklaroi se testet fillestare në terren nga ekipi HAZMAT nuk zbuluan praninë e substancave të rrezikshme, por hetimi vazhdon. Hapësira ku u hap paketa – e vendosur në ndërtesën e Qendrës së gatishmërisë së Gardës kombëtare ajrore – mbetet e mbyllur. Hetuesit, sipas të dy burimeve, po analizojnë gjithashtu materialin propagandistik me përmbajtje politike që ishte brenda paketës.

Baza e përbashkët Endrus është një bazë ushtarake kyçe që përdoret rregullisht për udhëtime zyrtare nga zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë presidentin, zëvendëspresidentin dhe anëtarët e kabinetit. Presidenti Donald Tramp ishte në bazë vetëm një ditë para incidentit. Qendra e gatishmërisë së Gardës kombëtare ajrore, ku ndodhi incidenti, shërben si lidhje midis Zyrës së Gardës kombëtare dhe njësive të saj në të gjithë SHBA-në. qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

Остани поврзан