• недела, 22 декември 2024

"EU Observer": Prolongimi i zgjerimit të BE-së rrit pabarazinë ekonomike në Ballkan

Bruksel, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Vendet e Ballkanit që iu bashkuan Bashkimit Evropian - Bullgaria, Rumania dhe Kroacia - kanë përfitime të konsiderueshme nga kjo, veçanërisht me përshpejtimin e afrimit të PBB-së së tyre në mesataren e BE-së, e që në të njëjtën kohë rezultoi në rritjen e dallimeve me shtetet e rajonit që janë ende jashtë bllokut.

Ky ndryshim në rritje, sipas "EU Observer", po bëhet më i theksuar duke marrë parasysh zvarritjen e mëtejshme në procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në vitin 2007, kur Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan BE-së, dallimet midis PBB-së së tyre për kokë banori dhe atyre vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ishin relativisht të vogla. Kështu, PBB-ja e Rumanisë për kokë banori ishte 10.800 euro, ndërsa e Bullgarisë 10.000 euro, që ishte vetëm pak më e lartë se kufiri i sipërm i produktit të brendshëm bruto në Ballkanin Perëndimor, që varionte nga 5.800 euro në Shqipëri në 9.800 euro në Malin e Zi.

Por, një dekadë e gjysmë më vonë, hendeku i PBB-së midis Rumanisë dhe Bullgarisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është zgjeruar ndjeshëm. Në vitin 2023, PBB-ja rumune për kokë banori arriti në 30.000 euro, që është 20% nën mesataren e BE-së dhe ajo bullgare u ngjit në 24.200 euro. Në të njëjtën kohë, Mali i Zi vitin e kaluar kishte PBB për kokë banori prej 19.500 euro, ndërsa Shqipëria 13.300 euro, që është më e ulta në rajon.

Kjo, sipas "EU Observer", shtron pyetjen teorike që mund të mos ketë asnjëherë përgjigje të mirëfilltë, sa do të ishte niveli i PBB-së i vendeve të Ballkanit Perëndimor sot, nëse ato do të anëtarësoheshin gjithashtu në BE në vitin 2007?

Çështja është veçanërisht interesante duke marrë parasysh se kapaciteti institucional i Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 nuk ishte shumë më i mirë se ai i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kështu, atë vit, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit në Rumani, Bullgari dhe vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Shqipërisë, ishte në thelb tre, me dallime të vogla në decimale.

Сезонски прилагодениот бруто-домашен производ (БДП) на ЕУ во четвртиот квартал порасна за само 0,4 отсто во однос на претходните три месеца, кога имаше раст од 2,2 отсто, покажува прелиминарн

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i përshtatur sipas sezonit i BE-së në tremujorin e katërt u rrit për vetëm 0.4 për qind krahasuar me tre muajt e mëparshëm, kur kishte rritje prej 2.2 për qind, tregon një raport preliminar.

Prandaj, duke marrë parasysh përfitimet e anëtarësimit në BE, siç është qasja në tregun e vetëm evropian, rritja e investimeve të huaja direkte dhe ndihma nga fondet e kohezionit, ka shumë të ngjarë që PBB-ja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëse do të ishin bërë anëtare të Bashkimit në vitin 2007, tani do të kishte qenë shumë më afër atijj të Bullgarisë.

"Megjithatë, edhe pse e kaluara nuk mund të ndryshohet, e ardhmja që mundet është bërë edhe më e pasigurt. Jo vetëm që afati kohor për zgjerimin e mundshëm të BE-së mbetet i paqartë, por edhe lloji i anëtarësimit të ofruar", bën të ditur "EU Observer".

Në analiza bëhet e ditur se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor parashikon integrimin në tregun e vetëm evropian edhe para anëtarësimit të plotë në BE, gjë që "drejton procesin e integrimit drejt një forme të anëtarësimit dytësor pa të drejtat dhe përfitimet e plota të gëzuara nga anëtarët ekzistues dhe ndoshta duke përjashtuar qasjen e plotë në fondet e kohezionit" të Bashkimit, të cilat, sipas disa studimeve, janë veçanërisht të rëndësishme në nxitjen e konvergjencës ekonomike.

Një studim nga Ministria polake e Zhvillimit Ekonomik bëhet e ditur se 25 deri në 30 për qind e konvergjencës reale të arritur nga vendet e Grupit të Vishegradit me BE-në është rezultat i këtyre mjeteve nga fondet e kohezionit.

Nga ana tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor mbështeten në Instrumentin "relativisht të kufizuar" për ndihmën para-aderuese (IPA), përmes të cilit u paguan 4,2 miliardë euro për gjashtë shtete të rajonit nga viti 2007 deri në vitin 2013, si dhe një shtesë prej 1,3 miliardë euro për zbatimin e projekteve ndërkufitare që përfshijnë edhe shtetet anëtare fqinje të BE-së. Në qasjen nga viti 2014 deri në vitin 2020, përmes IPA II, vendet e Ballkanit Perëndimor morën 4,3 miliardë euro, së bashku me 3,2 miliardë euro të tjera për projekte ndërkufitare.

Sa për krahasim, Rumania dhe Bullgaria nga Fondet Strukturore dhe Investuese Evropiane (ESIF) në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 së bashku morën 46,3 miliardë euro.

  

Министерот за градежништво, транспорт и инфраструктура Горан Весиќ најави дека брзата пруга на делницата Нови Сад - Суботица ќе биде пуштена во сообраќај на 24 ноември, а ден претходно Унгари

Krahasuar me PBB-në, kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor morën mbështetje financiare nga BE në nivelin nga 5,9% të PBB-së së tyre të kombinuar në vitin 2014, derisa ndihma për Rumaninë dhe Bullgarinë arriti në 23,9% të PBB-së së kombinuar.

Nga mjetet e FSIE për periudhën nga 2021 deri në 2027, 41,7 miliardë euro janë parashikuar për Rumaninë dhe Bullgarinë, ndërsa Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor parashikon gjithashtu financimin e gjashtë vendeve të rajonit me 6 miliardë euro.

"Por, madje edhe me këtë rritje, niveli i financimit mbetet dukshëm më i ulët sesa ai për vendet anëtare të BE-së nga rajoni. Kjo do të thotë se divergjenca e PBB-së në rajon do të rritet më tej, vlerëson "EU Observer", duke bërë të ditur se në këtë mënyrë krijohen dy grupe shtetes në Ballkan – "të zgjedhur" dhe "të lënë mënjanë".

Vendet "e lëna mënjanë" në këtë mënyrë humbin konkurrentësinë përballë shteteve anëtare fqinje të BE-së për shkak të financimit të pamjaftueshëm të investimeve kritike në infrastrukturën, teknologjinë dhe arsimin modern.

"Ndërkohë, 'të përzgjedhurit' e ulur në tryezë në Bruksel kanë ndikimin për të formësuar politikat e BE-së në rajon për t'u shërbyer interesave të tyre, duke përfshirë edhe përdorimin e mbështetjes politike për të bllokuar vendet fqinje", shtohet në analizën.

Sipas "EU Observer", duhet të ndërmerren masa për të parandaluar divergjencën e mëtejshme të PBB-së së vendeve të Ballkanit, ndoshta përmes "hapjes" së fondeve të kohezionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do të merrnin mjete prej tyre në këmbim të zbatimit të reformave shumë më të rrepta.

"Presioni i dobët reformist u shërben vetëm grupeve të interesit që përfitojnë nga status quo-ja. Deri në vitin 2030, vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE si anëtare të plota. Çdo qasje tjetër vetëm do të zgjasë gjendjen e pasigurisë dhe do të rrisë hendekun e PBB-së në Ballkan, konstatohet në analizën. ls/

foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан