• среда, 25 март 2026

Ergodani: Ankara është e gatshme të ndërmjetësojë armëpushimin midis Pakistanit dhe Afganistanit

Ergodani: Ankara është e gatshme të ndërmjetësojë armëpushimin midis Pakistanit dhe Afganistanit

Ankara, 5 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dje u ofruan të ndërmjetësojë një armëpushim të ri midis Pakistanit dhe Afganistanit. 

Erdogani në një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, dënoi sulmet terroriste në Pakistan dhe deklaroi se Ankara do të përpiqet të "kontribuojë për rivendosjen e një armëpushimi midis Pakistanit dhe Afganistanit", theksoi Qeveria turke në kumtesë.

Kabineti i Sharifit kumtoi se të dy liderët diskutuan për tensionet përgjatë kufirit prej 2.611 kilometrash.

Konflikti filloi javën e kaluar kur Afganistani më 26 shkurt nisi sulme hakmarrëse për shkak sulmeve ajrore të mëparshme pakistaneze. Konflikti midis dy vendeve fqinje është tani në ditën e shtatë, ndërsa Islamabadi kumtoi se është në "luftë të hapur" me Kabulin. Me këtë është thyer armëpushimi, i ndërmjetësuar në tetor të vitit të kaluar nga Katari dhe Turqia.

Komandanti i armatës pakistaneze, feldmarshal Asim Munir, deklaroi se paqja do të varet nga ndërprerja e lidhjeve nga talebanët afganë me grupet militante të cilët sulmojnë Pakistanin, duke paralajmëruar se Islamabadi do të marrë "të gjitha masat e nevojshme" kundër kërcënimeve të cilat vijnë nga Afganistani.  rq/

Foto: EPA

Остани поврзан