• петок, 21 февруари 2025

Ende nuk ka marrëveshje me Bullgarinë për ndërtimin e përbashkët të tunelit në hekurudhën e Korridorit 8

Ende nuk ka marrëveshje me Bullgarinë për ndërtimin e përbashkët të tunelit në hekurudhën e Korridorit 8

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Akoma nuk ka marrëveshje, nëse do të kishte do ta shpallnim, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ndërtimin e përbashkët të tunelit në linjën hekurudhore të Korridorit 8 nga pala e Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Siç deklaroi Nikollovski, është e vërtetë se bisedimet intensive janë duke u zhvilluar dhe është çështje kohe, javësh e jo muajsh kur do të dalin lajme pozitive nëse ka vullnet të mirë nga ana e Bullgarisë.

"Ideja është që të arrihet një marrëveshje që do të lidhë Shkupin dhe Sofjen dhe të mos i lëmë të shkëputur siç janë tani, për fat të keq. Marrëveshja duhet të përmbajë tre segmente, i pari ndërtimi i një tuneli të përbashkët që duhet të lidhë dy vendet. Fatkeqësisht, në projektin e mëparshëm, tuneli përfundoi fjalë për fjalë në gjysmë të rrugës, në një qorrsokak ose hekurudhë ka fund, pjesa e dytë është një detyrim i qartë për Sofjen që të marrë përsipër të ndërtojë seksionin nga kufiri me Maqedoninë deri në Gjueshevë, si dhe të rindërtojë pjesën nga Gjuesheva në Sofje, në mënyrë që të ketë një trasë moderne nga ana e tyre, sepse ne tashmë është e pamundur ta bëjmë atë projekt të shtrenjtë, për kaq pak kilometra të shpenzohen kaq shumë para", theksoi Nikollovski pas vizitës së sotme në  "Hekurudha Transport".

Sipas tij, katër lokomotivat nga Serbia kanë mbërritur vitin e kaluar.

"Kjo ishte një gjë e madhe sepse i solli të ardhura "Hekurudhave të Maqedonisë" dhe me ato të ardhura mundëm të investojmë në atë që po promovojmë sot dhe gradualisht do të përdorim lokomotivat tërësisht vendore, të Maqedonisë", theksoi ministri. sa/

 

Foto/video: MIA

 

 

 

 

 

Остани поврзан