Emrat e ministrave të rinj nga VLEN-i do të dihen javën e ardhshme, nuk mendohet për partner të ri të koalicionit
- Qeveria nuk mendon për partner të ri të koalicionit dhe pret mbështetje nga të gjithë në Parlament për ligjet reformuese, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup.
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria nuk mendon për partner të ri të koalicionit dhe pret mbështetje nga të gjithë në Parlament për ligjet reformuese, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup.
Ai nuk sheh arsye që deputetët në Parlament të mos mbështesin ligje reformuese dhe konsideron se nuk duhet të ketë shantazh dhe politikëbërie.
"Me të vërtetë nuk e shohj arsyen përse, nëse është diçka reformuese dhe e mirë. A jemi të gjithë për në Evropë? Atëherë, të gjithë duhet të mbështesim ligj reformues të cilin e ka mbështetur Komisioni evropian. Nëse, shumica qeveritare sjellë ligje të cilat janë antievropiane, antireformuese, etnocentrikë, atëherë, do ta pranoja atë tezë, në rregull, sepse është vegla e Badenterit për t'u parandaluar sjellja e këtillë e Qeverisë. Por kjo Qeveri sillet në mënyrë kosmopolite, apo po përpiqet të jetë Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe nëse para deputetëve gjendet një ligj reforkues i mbështetur nga Komisioni i Venecies, i mbështetur nga Komisioni evropian, nuk shoh përse deputetët të cilët e kanë gojën plot Evropë, Evropë duam të jemi, të mos e mbështesin", tha Mickoski.
Lidhur me çështjen për hyrje të Aleancës së shqiptarëve në Qeveri, ai theksoi se nuk ka mendim të tillë, përkatësisht se Qeveria aktuale ka shumicë të lartë historike në parlament, dy të tretën.
Kryeministri theksoi se emrat e ministrave të rinj nga VLEN-i do të dihen në fillim të javës së ardhshme.
"Kështu që mendoj, në fillim të javës së ardhshme do të dihet gjithçka. Në fillim të javës së ardhshme do t'i parashtrojmë", deklaroi Mickoski, duke cekur se kanë plan të aktiviteteve, që planifikojnë t'i bëjnë brendapartiake dhe më pas me institucionet, hap pas hapi.
Për zgjedhjen e të besuarve për komunat në të cilat nuk ka konsensus për zgjedhje të kryetarit të komunës, Mickoski theksoi se do të kumtohen të martën në mbledhje të Qeverisë. ab/
Фото МИА