• петок, 05 декември 2025

Eko patrulla e NP Higjiena Komunale - Shkup zhvilloi intervista edukative me qindra përfaqësues të subjekteve afariste

Eko patrulla e NP Higjiena Komunale - Shkup zhvilloi intervista edukative me qindra përfaqësues të subjekteve afariste

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Gjatë javës së kaluar, Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale - Shkup ka realizuar takime pune me përfaqësues të 102 subjekteve afariste - markete, restorante, furra burekësh, pastiçeri, kafeteri dhe butikë, me qëllim që t'i njihte dhe t'i edukonte për mënyrën e duhur të hedhjes së mbetjes.

Siç informojnë nga ndërmarrja, gjatë takimeve të punës, përfaqësuesit e Eko-Patrullës prezantuan se si dhe ku duhet të hedhet në mënyrë të duhur dhe të rregullt mbetja komunale dhe mbetja e paketimit që krijohet gjatë funksionimit të këtyre subjekteve afariste, me qëllim që të arrihet mbrojtja maksimale e mjedisit jetësor dhe shëndetit publik, ndërsa njëkohësisht të shmanget dëmtimi ose djegia e enëve të destinuar për hedhjen e mbetjes.

Aktivitetet e Eko-Patrullës së NP Higjiena Komunale - Shkup do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. fc/

Foto: NP Higjiena Komunale

 

Остани поврзан