Edhe një rast tjetër i një fëmije të helmuar në Kumanovë
- Edhe rast tjetër i një fëmije të helmuar në Kumanovë është regjistruar nga SPB Kumanovë. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar i cili ka pirë disa tableta. Nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës bëjnë të ditur se pas ndihmës së dhënë, fëmija është stabilizuar dhe është transportuar në një klinikë në Shkup.
Kumanovë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Edhe rast tjetër i një fëmije të helmuar në Kumanovë është regjistruar nga SPB Kumanovë. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar i cili ka pirë disa tableta. Nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës bëjnë të ditur se pas ndihmës së dhënë, fëmija është stabilizuar dhe është transportuar në një klinikë në Shkup.
"Mbrëmë në orën 04:05, në SPB Kumanovë është raportuar se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova është sjellë në Qendrën Emergjente të Kumanovës për ndihmë mjekësore, pasi në shtëpi ka pirë disa tableta. Po merren masa për zbardhjen e rastit", kumtoi SPB Kumanovë.
Në shtator dhe gusht të këtij viti, u regjistruan raste të ngjashme të helmimit të fëmijëve nga tableta dhe detergjentë. Në korrik, pati dy raste të tjera të helmimit të fëmijëve me ilaçe, i pari një foshnjë njëvjeçare, gjithashtu nga fshati Hotël i Likovës, kurse disa ditë më vonë një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova. ls/
Foto: MIA