Edhe një viktimë tjetër nga zjarri në Tuzlla, 12 qirinj për viktimat në Shtëpinë e të moshuarve
- Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu Shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla të martën në mbrëmje është rritur në 12.
Tuzlla, 6 nëntor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu Shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla të martën në mbrëmje është rritur në 12.
Më shumë se 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, konfirmoi prefekti Zijad Lugaviq.
Qytetarët ndezin qirinj në nder të viktimave. Sot është ditë zie në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.
Zijad Lugaviq deklaroi se midis të lënduarve në zjarr ishin banorë dhe punonjës të Shtëpisë, policë, zjarrfikës dhe teknikë mjekësor.
Sipas tij, Këshilli i Qytetit do të mbajë një seancë urgjente lidhur me tragjedinë.
Drejtori i Shtëpisë së të moshuarve në Tuzlla, Mirsad Bakaloviq, ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i tij, konfirmoi institucioni i kujdesit për të moshuarit për portalin Kliks.
Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje, në orën 20:45, në katin e shtatë të Shtëpisë së të moshuarve në Tuzlla dhe u lokalizua pas orës 22:00.
Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. sa/
foto: MIA arkivi