Dy policë në Moskë u vranë nga një bombë e aktivizuar afër vendit ku humbi jetën një gjeneral i lartë rus
- Tre persona u vranë këtë mëngjes nga një shpërthim me bombë në Moskë, pasi dy policë iu afruan një burri që po vepronte në mënyrë të dyshimtë pranë vendit ku dy ditë më parë ishte vrarë një gjeneral i lartë nga një makinë-bombë.
Moskë, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Tre persona u vranë këtë mëngjes nga një shpërthim me bombë në Moskë, pasi dy policë iu afruan një burri që po vepronte në mënyrë të dyshimtë pranë vendit ku dy ditë më parë ishte vrarë një gjeneral i lartë nga një makinë-bombë.
Rusia konfirmoi se sulmi ndaj gjeneralit ishte shkaktuar nga shërbimi inteligjent ukrainas.
Një numër i madh i personelit ushtarak rus dhe mbështetësve të lartë të luftës në Ukrainë janë vrarë gjatë konfliktit pothuajse katërvjeçar, ndërsa për shumë nga këto sulme përgjegjësinë e ka marrë inteligjenca ushtarake ukrainase.
Komiteti shtetëror hetimor i Rusisë njoftoi se kur dy policët iu afruan një personi që po vepronte në mënyrë të dyshimtë, ata u vranë nga një pajisje shpërthyese, duke shtuar se një person i tretë gjithashtu humbi jetën. Nuk është bërë e qartë se kush ishte personi i tretë.

Komiteti njoftoi se është ngritut një procedurë penale sipas dispozitave që lidhen me vrasjen e policëve dhe tregtinë e paligjshme të bombave.
Kanali rus në Telegram njoftoi se sulmuesi me bombë ishte njëri nga të vrarët dhe se ai aktivizoi bombën kur policia iu afrua.
Rojters nuk arriti që në mënyrë të pavarur t’i konfirmojë këto detaje. qa/
Foto: X