• петок, 05 декември 2025

Dy persona e kanë humbur jetën në një sulm me dronë ukrainas në Rusi

Dy persona e kanë humbur jetën në një sulm me dronë ukrainas në Rusi

Moskë, 22 nëntor 2025 (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën nga mbetjet e dronëve të rrëzuara gjatë sulmit ukrainas me dronë në qytetin rus Samara, kumtuan sot autoritetet, njoftoi DPA.

Dy të tjerë janë lënduar në sulmin ndaj objekteve për infratstrukturë energjetike në qytetin Sizran, deklaroi guvernatori i rajonit, Vjeçesllav Fedorishçev.

Ai nuk dha hollësira për rastin. Sipas rapoorteve të mediumeve, në qytet ka rafineri për naftë.

Dronë ukrainas vazhdimisht e sulmojnë industrinë ruse të naftës si burim kyç të financimit të pushtimit të Ukrainës, të fillluar në shkurt të vitit 2022.

Autoritetet e rajoneve tjera në vend, po ashtu, publikuan sulme të shumta ukrainase me dronë. Disa aeroporte përkohësisht i kanë ndërprerë fluturimet dhe aterimet për shkak të alarmit për sulm ajror, duke përfshirë edhe në Samara, Tambov, Penza, Saratov dhe Uljanovsk. bsh/

Foto: EPA 

Остани поврзан