Dy ndërtesa u shembën në Marok, 19 persona e kanë humbur jetën
- Dy ndërtesa katërkatëshe u shembën në qytetin Fes në Marok, me ç'rast jetën e kanë humbur 19 persona, kumtuan sot autoritetet lokale.
Fes, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Dy ndërtesa katërkatëshe u shembën në qytetin Fes në Marok, me ç'rast jetën e kanë humbur 19 persona, kumtuan sot autoritetet lokale.
Agjencia shtetërore marokene e lajmeve informoi se në dy ndërtesat jetonin tetë familje.
Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar në fatkeqësinë dhe janë dërguar në mjekim në spitalin më të afërt.
Autoritetet njoftuan se lagja u evakua dhe se kërkimi dhe aktivitetet për shpëtim po vazhdojnë.
Shkaku i shembjes tani për tani nuk është i njohur, as numri i personave, të cilët konsiderohen të zhdukur.
Fes është qyteti i dytë më i madh në Marok dhe është një nga nikoqirët e Kupës së sivjeme të kombeve afrikane në futboll, si dhe të Kampionatit botëror në vitin 2030. bsh/
Foto: EPA