Dukuri e rrallë nesër: Superhëna më e madhe e vitit
- Superhëna më e madhe për këtë vit do të jetë e dukshme në qiell nesër. Në të vërtetë, afërsia e saj me Tokën do të bëjë që Hëna e plotë të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Në nënqiellin tonë, ky fenomen do të arrijë kulmin e tij rreth orës 14:00.
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Superhëna më e madhe për këtë vit do të jetë e dukshme në qiell nesër. Në të vërtetë, afërsia e saj me Tokën do të bëjë që Hëna e plotë të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Në nënqiellin tonë, ky fenomen do të arrijë kulmin e tij rreth orës 14:00.
Superhëna paraqitet sepse Hëna nuk rrotullohet rreth Tokës në një orbitë të përsosur, por në një elips, prandaj ndonjëherë është më afër e ndonjëherë më larg gjatë vitit, njofton "Guardian". Në pikën më të afërt Hëna është rreth 350,000 kilometra larg Tokës, ndërsa në pikën më të largët është rreth 400,000 kilometra larg.
Nesër, si dhe ditën e radhës, Hëna do të shihet tetë për qind më e madhe dhe rreth 16 për qind më e ndritshme se mesatarja. qa/
Foto: arkivi i MIA-s