Duda: Polonia duhet të marrë pjesë në negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
- Presidenti polak Andzhej Duda sot deklaroi se beson se vendi i tij duhet të marrë pjesë në negociatat e ardhshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Varshavë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda sot deklaroi se beson se vendi i tij duhet të marrë pjesë në negociatat e ardhshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Sipas tij, nëse administrata e presidentit amerikan Donald Tramp, përveç Ukrainës dhe Rusisë fton edhe vende të tjera në tryezën e bisedimeve, atëherë në interes të Kievit do të jetë e pranishme edhe Polonia.
"Nëse shohim se imperializmi rus po kthehet vazhdimisht, atëherë në këtë rast konkret interest polake dhe ukrainase përkojnë", tha Duda për Fajneshëll tajms.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu skepticizëm për dërgimin e mundshëm të ushtarëve polakë në Ukrainë, duke shtuar se Varshava do ta ndihmojë Kievin në të ardhmen, sepse është e nevojshme, por jo domosdoshmërisht duhet të dërgojë ushtarë të saj atje.
Duda, gjithashtu, theksoi se fundi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës mund të çojë në një shpërthim të krimit të organizuar ndërkombëtar, duke shpjeguar se Kievit mund të ketë nevojë për mbështetje të konsiderueshme për të garantuar sigurinë e tij.
"Imagjinoni një situatë në të cilën mijëra njerëz kthehen në shtëpi nga fronti. Shumë nga ata njerëz që luftuan me Rusinë do të kenë probleme psikologjike. Do të kthehen në fshatrat dhe qytetet e tyre dhe do të gjejnë shtëpi dhe fabrika të shkatërruara, nuk do të kenë punë dhe asnjë perspektivë", shpjegoi presidenti polak.
Foto: Arkivi i MIA-s